BallinaLajmeAksidenti me fatalitet në Gjilan: Katër vjet burgim për shkaktarin

Aksidenti me fatalitet në Gjilan: Katër vjet burgim për shkaktarin

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me katër vjet heqje lirie të akuzuarin K. Z., pasi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kishte shkaktuar aksident trafiku ku kishte vdekur një person dhe kishin mbetur të lënduar katër të tjerë.

I akuzuari më datën 04.07.2019, në ora 22:55, në rrugën Uglarë – Malishevë të Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, duke humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pas së cilës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra ndërron jetë, ndërsa të lënduar mbeten F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.

Me këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i  drejtimit të automjetit prej 1 viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz