back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeThaçi cakton cakton datën për të konstituuar Kuvendin

Thaçi cakton cakton datën për të konstituuar Kuvendin

Të ngjajshme

Nesër dita “D”, kaq banorë kanë të drejt vote!

Në nivel vendi, nesër zhvillohet proces zgjedhor për Kuvendin...

Abdixhiku për gjuhën e Guxo-s: Kauzë ekzistenciale e kanë LDK-në

“Ekzistojnë për LDK-në”, deklaroi kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku,...

Kurti me perlën e mbrëmjes: Po e vërej një trajektore të kthimit të mërgatës në Kosovë!

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti në Televizionin...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka caktuar datën 24 dhjetor për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit.

Përmes një komunikate për emdia, Zyra e Presidentit bën të ditur se mbledhja do të mbahet me 24 dhjetor në orën 09:00.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 66 (3) dhe nenit 84 pika (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47,  25 janar 2009), si dhe duke marrë parasysh Njoftimin e datës 27.11.2019, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (Nr. Protokolli të KQZ-së: 1846-2019, 27.11.2019), për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të pranuar nga Zyra e Presidentit më 29.11.2019 (Nr. Prot.: 1608), sot më datën 11 dhjetor 2019, ka nxjerrë Vendimin Nr. 305/2019 për thirrjen e Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet me datën 24 dhjetor 2019, në orën 9:00”, thekson komunikata.

Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz