back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaShqiptareDeputeti gjerman në Durrës: Jemi pranë popullit shqiptar

Deputeti gjerman në Durrës: Jemi pranë popullit shqiptar

Të ngjajshme

Një delegacion gjerman ka inspektuar situatën e krijuar në qytetin e Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

I shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, delegacioni gjerman siguroi se shqiptarët se Gjermania do të jetë pranë tyre.

“Kemi ardhur për të parë se cilat ndërtesa do të përdoren në vazhdimësi dhe cilat do të rindërtohen. Kemi një ndihmë financiare nga BE, por edhe nga vendet anëtare të BE, por edhe nga vendet e tjera. Akoma nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmtimeve që kanë ndodhur. Kjo sigurisht mund të kërkojë ditë, javë për  të arritur një përfundim të saktë. Të luftojmë që kjo pjesë të jetë në dispozicion të banorëve, por edhe të turistëve. Do të ishte shumë e rëndësishme që ju në Bundestag apo pranë qeverisë gjermane, sigurisht të kërkoni një financim për dëmtimet e tërmeteve këtu në Shqipëri”-tha Balla.

Deputeti gjerman u shpreh se ndihmat nuk duhet të mungojnë për Shqipërinë dhe BE-ja duhet të japë asistencë në tejkalimin e kësaj drame sociale: “Ne duhet të qëndrojmë  pranë popullit shqiptar. Ne jemi pranë viktimave dhe pranë familjarëve që kanë humbur familjarët e tyre apo dhe ato që kanë humbur shtëpitë e tyre, apo edhe për ata qytetarët që nuk e dinë akoma nëse banesat e tyre  janë të banueshme për të jetuar apo jo. Ka sigurisht një mosbesim ndaj strukturës së banesës ku ata jetojnë. Ishte mirë që kemi pasur një ndërhyrje nga vendet e ndryshme të BE.  Ka ndodhur një ndërhyrje e shpejtë.  Dua atë falënderoj autoritetet shqiptare, sepse kanë bërë shumë për menaxhimin e krizës, e sigurisht  për të ndihmuar që vende e huaja të vinin këtu për të menaxhuar situatën në të njëjtën kohë. Ne duhet të kalojmë në fazën e dytë, Shqipëria nuk duhet të qëndrojë e vetme me këtë barrë të rëndë, e cila nuk mund të mbahet vetëm nga Shqipëria. Ndihma dhe asistenca duhet të vijë nga BE, dhe unë sigurisht se do të marrë me vete në shtëpi këto impresione që kam përjetuar, për turizmin dhe për jetën e banorëve”-tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit