back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKëto janë 12 ministrit e Qeverisë Kurti

Këto janë 12 ministrit e Qeverisë Kurti

Të ngjajshme

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të sivjetme do të...

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Pas takimit të sotëm në mes të kreut të partisë, Albin Kurtit, me ish-kryeministrin, Isa Mustafa, Lëvizja VV ka treguar se dy liderët janë pajtuar për modalitetin e parë për  se si do të duket kabineti qeverisës prej 12 ministrive.

“Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë”, thuhej në njoftimin e VV’së.

Por cili është modaliteti i zvogëlimit të numrit të ministrive nga 21 në 12, aq sa kanë premtuar këto dy parti.

Për këtë çështje në emisionin Pressing kishte folur deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte qenë edhe pjesë e grupeve punuese.

Sipas këtij modaliteti të parë për të cilin janë pajtuar Mustafa e Kurti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Shëndetësisë, Mbrojtjes, ajo për Kthim dhe Ministrai e Kulturës e Sportit do të mbesin siç kanë qenë.

Ndërkohë në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të bëhen bashkë Ministria për Integrime dhe ajo e Diasporës.

Në Ministrinë për Ekonomi dhe Zhvillim, do të përfshihen Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ajo e Inovacionit dhe Ministria e Ekonomisë

Në Ministrinë e Infrastrukturës do të bëhen bashkë Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria e Financave do të bashkohet me Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të bëhen bashkë ministria e Administratës Publike dhe ajo e Pushtetit Lokal.

Dhe në fund do të mbetet Ministria për Bujqësi.

Ndërkohë faza e fundit para nënshkrimit të koalicionit do të jetë edhe ndarja e përgjegjësive në qeveri. Koalicioni mes dy partive pritet që të nënshkruhet të hënën.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz