BallinaLajmeBilanci i rëndë i viktimave nga tërmeti

Bilanci i rëndë i viktimave nga tërmeti

Të ngjajshme

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të...

53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda...

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje pas një jave në arrati

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

4 muaj pa Shpat Kasapin, gruaja e tij me dedikim prekës: Për Roelin ishe bota

Janë bërë katër muaj nga vdekja e artistit shqiptar,...

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën në mëngjes ua mori jetën 49 personave. Ky bilanc i rëndë jetësh të humbura nën rrënoja është shënuar në Thumanë dhe Durrës.

Ditën e sotme nuk u raportua për njerëz të gjetur nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar vetëm në një hotel në Durrës, “Mira Mare”. Nën gërmadhat e këtij hoteli të shkatërruar dyshohet se mund të jenë njerëz.

Durrësi ka numrin më të lartë të viktimave, 25 jetë të humbura. Në Durrës goditjet e tërmetit shkatërruan plotësisht dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish-Kënetës. Ndërsa në Thumanë, ku kërkimet janë mbyllur që ditën e djeshme, ishin 23 persona që humbën jetën nën rrënojat e dy pallateve të shembur.

Këtë të premte, Rama deklaroi edhe përfshirjen e Laçit në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të dëmeve të mëdha që ka lënë atje tërmeti.

Ndërkohë, njerëzit të cilëve banesat u janë dëmtuar janë zhvendosur të palestra të ndryshme.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se janë 4 mijë banorë që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ky numër, sipas saj, mund të rritet në vijim.

Gjatë ditës së sotme është raportuar për banesa që janë zhytur disa kate në dhe, siç ishte dhe banesa 5-katëshe së cilës në sipërfaqe i kishte ngelur vetëm papafingoja. Janë shumë banesa të tjera në situatë të ngjashme, ndërkohë vlerësimi i tyre nga strukurat e specializuara ka nisur.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje të dobëta. Ministrja e Mbrojtjes këtë paradite u shpreh se intensiteti i goditjeve është në rënie por i bëri thirrje qytetarëve që të mos kthehen në banesat që të mos jenë në rrezik për jetën./abcnews/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz