Qindra qytetarë të Tiranës janë mbledhur këtë mbrëmje të së premtes në sheshin Skënderbej dhe po ndezin qirinj në nder të 49 viktimave që solli tërmeti i orëve të para të së martës.
Nën ‘këmbët’ e statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, janë ndezur dhjetëra qirinj, teksa qytetarët presin në rradhë njëri- tjetrin për të ndezur qiriun e tyre në shenjë nderimi dhe ngushëllimi për viktimat.