BallinaLajmeAlbin Kurti arrin në Durrës: Ka një mesazh për FSK-në dhe Policinë...

Albin Kurti arrin në Durrës: Ka një mesazh për FSK-në dhe Policinë Shqiptare

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dje qëndroi në Gjilan ku mori pjesë në varrimin e dy vëllezërve Abazi të cilët u gjetën të vdekur nën gërmadhat e një hoteli në durrës pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Kurti sot po qëndron në Shqipëri ku para mediave ka thënë se po FSK dhe Ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë shkëlqyeshëm dhe me profesionalizëm në misionin e kërkim-shpëtimit.

“Erdhëm që të shohim konkretisht gjendjen. Besoj që në një krizë të tillë, ushtria është edhe mjeti edhe mënyra më e mirë për organizim të duhur. FSK dhe Ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme. Me profesionalizmin e tyre, ata po na i ngrohin zemrat se do të dalim nga kjo gjendje e rëndë që na ka goditur. Besoj që dy Qeveritë tona duhet të takohen dhe tema të jetë gjendja pas tërmetit. Besoj që rreziku mund të ketë rënë një çik, por jeta e rëndë, si një lloj krize humanitare e njerëzve”, ka thënë ai.

Ndërkaq për në Shqipëri sot do të niset edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz