back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeOEK-u, 100 tonë ndihma për të prekurit nga tërmeti

OEK-u, 100 tonë ndihma për të prekurit nga tërmeti

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Shyhrete Behluli publikon një moment romantik

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret me të dashura...

4 maune, 4 kamionë dhe 3 autobusë mbërritën në Shqipëri të shoqëruara nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor

Ndihmat që u siguruan nga subjektet private që bëjnë pjesë në Odën Ekonomike të Kosovës përbëhen nga 100 tonë ushqime gjysmë të gatshme, produkte higjienike, veshmbathje dhe batanije.

Mes ndihmave të siguruara nga Oda Ekonomike e Kosovës ishte edhe një kuzhinë e lëvizshme dhe 100 vullnetarë me kapacitet për 10 mijë racione ushqimi të ngrohtë në ditë, për 7 ditët e ardhshme.

Kjo ndihmë u bë e mundshme edhe falë bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë dhe kërkesës për mbështetje, që kryetarja Ines Muçostepa, u bëri për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti.

Ndihmat e ardhura nga Kosova u dorëzuan në magazinat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe u pritën nga zv Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe zv Ministrja e Financës dhe Ekonomisë Belinda Ikonomi. /Vizion Plus/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz