back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeGazetarët plasin në lotë, gruaja me kancer dhuron 50 euro për Shqipërinë...

Gazetarët plasin në lotë, gruaja me kancer dhuron 50 euro për Shqipërinë (VIDEO)

Të ngjajshme

“Çfarë do të bëjnë 48 orët e ardhshme?” Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet

Forcat izraelite kryen një sulm preciz ndaj një individi...

U propozua për ministër, Hoti: Përgjegjësia për njerëzit do të mbetet e pandryshuar

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin...

Llapi e mposht në fund Drenicën, Drita “dominon” Ferizajin

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 10-të në Superligën...

Ju gëzuan fitores së Malishevës, dy presidentët shihen duke u relaksuar jashtë vendit

Malisheva ju rikthye fitoreve në Superligën e Kosovës. Ata mposhtën...

Banorët e Obiliqit pa ujë që 24 orë, KRU Prishtina jep shpjegimin

Banorët e Obiliqit janë pa ujë që prej 24...

Kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive dhe banesave të tyre për të mirëpritur vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Ata po dhurojnë krejt çfarë kanë. Dikush, madje e ka hequr edhe pallton që e kishte veshur për t’ja dhuruar dikujt që sonte ka më shumë nevojë për të.

Kosovarët kanë hapur zemrat e tyre.

Njëjtë ka vepruar edhe zonja Gjyljeta nga Peja që sonte e ka harruar edhe sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet.

“Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, ka thënë ajo mes lotëve në emisionin N’drrimi i Natës në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpëdrejtë për donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.

Zonja nga Peja ka prekur të gjithë të pranishmit në studion e NIN-it në Klan Kosova, përfshirë edhe moderatorin e këtij emisioni Alaudin Hamitin që po ashtu mes lotëve e ka përmbyllur emisionin.

Ky gjest i jashtëzakonshëm i bujarisë emocionoi fort dhe përloti edhe këngëtaren Loreta Kaçka, reperin Mozzik dhe aktorin Kushtrim Sheremeti që ishin në studio dhe u bënë pjesë e iniciativës për të mbledhur para për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz