back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeDurrës ,Mrekulli nën rrënoja, i riu ende gjallë pas 16 orësh, grekët...

Durrës ,Mrekulli nën rrënoja, i riu ende gjallë pas 16 orësh, grekët hapin tunel për ta nxjerrë një minutë e më parë

Të ngjajshme

Forcat speciale të Maqedonisë së Veriut vendosen pranë protestës në Shkup

Një prani e shtuar e forcave speciale të Maqedonisë...

Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip

Hasan Haklaj, një nga organizatorët, ka folur para mijëra...

Zyrtari i VLEN-it në protestën për krerët e UÇK-së!

Muhamed Murtezi, zyrtar i VLEN-it mori pjesë në protestën...

Fatmir Limaj arrin në Shkup, pritet nga Ali Ahmeti

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, i njohur si Komandant...

“Serbi, serbi… q*”, një person largohet nga bina e vendosur në Shkup

Protesta e thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje...

Mrekulli nën rrënoja e Durrësit. Mësohet se 24-vjeçari Daniel Qato është ende gjallë dhe pret të shpëtohet nga forcat që ndodhen në vendngjarje. Forcat e mbërritura nga Greqia kanë arritur që të hapin një tunel për të nxjerrë jashtë sa më parë të riun, i cili lufton me vdekjen.

22 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz