BallinaLajme22 vite nga luftimet e para ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

22 vite nga luftimet e para ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Sot mbushen 22 vite nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.

Më 25 nëntor 1997 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën me humbje.

Të nesërmen, forcat armike kishin nisur një ekspeditë ndëshkimore me dhjetëra automjete të blinduara për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.

Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë Adem Jashari, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997, transmeton KosovaPress.

Në këtë ceremoni, ku morën pjesë shumë njerëz, me urdhër të Adem Jasharit, dolën në tribunë për herë të parë përfaqësuesit e UÇK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz