back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Kurrë nuk kam qenë truprojë e Hashim Thaçit

Lladrovci: Kurrë nuk kam qenë truprojë e Hashim Thaçit

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë, se me gjithë respektin për profesionin, ai kurrë nuk ka qenë truprojë, siç është raportuar për një incizim ku ai shihet krah presidentit të tanishëm, Hashim Thaçi.

Lladrovci ka thënë se incizimi që është publikuar sot në media është shtrembëruar dhe se ka qenë bashkëdrejtuesi i zyrës së UÇK’së në Tiranë gjatë bombardimëve.

Shkrimi i plotë i Lladrovcit:

Për qytetarët dhe mediat, dashamirë të këtij vendi dhe të kaluarës tonë, jap këtë sqarim:

Kurrë në jetë nuk kam qenë truproje, me gjithë respektin ndaj këtij profesioni.

Një video e shkurtuar, e cila është emituar shumë herë dhe nuk është “e rrallë”, me qëllime manipulimi, lajmi është reduktuar me një mesazh shpifës, në një funksion që kurrë nuk kam qenë.

Kurrë nuk kam qenë truproje e askujt. Rreth këtij incizimi, i cili është shkurtuar e manipuluar, theksoj:

Ky incizim është bërë në kohën e Luftës çlirimtare, gjatë bombardimeve, ku unë jam në cilësi të bashkëdrejtuesit të Zyrës së UÇK-së në Tiranë, së bashku me mediat, kemi lëvizur me dy helikopterë gjatë vizitës në qendrat me refugjatë.

Në helikopterin e parë kemi qenë së bashku me Kryeministrin e Qeverisë së përkohëshme, z. Hashim Thaçin dhe zëvendës kryeministrin e Qeverisë së Shqipërisë, z. Ilir Metën, me ç’rast kemi vizituar mijëra refugjatë nga Kosova në Korçë, Petrelë dhe Kukës.

Në helikopterin e dytë, kanë qenë dhjetëra media, të cilat kanë raportuar për luftën çlirimtare dhe refugjatët, media të njohura ndërkombëtare, media shqiptare e të tjera, të akredituara në Shqipëri.

Cilado nga mediat që ka publikuar sot këtë incizim me tekst shpifës, ka mund ta thotë të vërtetën, duke ua dhënë shpjegimet e duhura dhe reale lexuesve të vet. Për fat të keq, askush nuk kërkon sqarime, por, publikon shpifje. Kjo është hera e dytë që manipulohet ky incizim në media, me porosi nga nostalgjikët serbo-jugosllavë.

Ua rikujtoj shpifësve se mesazhi i takimeve me refugjatët ishte: Kosova së shpejti do të çlirohet dhe të gjithë do të ktheheni në shtëpi. Ashtu edhe ndodhi.

Respekt për qytetarët dhe mediat që nuk i besojnë këto manipulime.

Të Fundit

Sport

ShowBiz