BallinaLajmeKurti ia shuan shpresat Nismës, siguron numrat për formimin e Qeverisë

Kurti ia shuan shpresat Nismës, siguron numrat për formimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Gjatë ditës së sotme ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka përfunduar rinumërimi i 1 mijë e 407 vendvotimeve.

Pas përfundimit të këtij procesi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka siguruar edhe tre numrat e nevojshëm për krijimin e Qeverisë së re, e që me këtë nënkuptohet që Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë nevojë për Nismën në Qeveri, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti ka takuar tre kryetarët e partive të komunitetve joshumicë, Rasim Demirin, Fikrim Damkën dhe Albert Kinollin, të cilët janë deputetë të ardhshëm.

Kurti ka thënë se që të tre do ta votojnë Qeverinë e re pa asnjë kusht.

Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:

Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re.

Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime.

6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz