BallinaLajmeEdhe sot ditë me diell, nga nesër rikthehet shiu

Edhe sot ditë me diell, nga nesër rikthehet shiu

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Në fundjavë mot i thatë me vransira të ndryshueshme. Të hënën në mëngjes reshje të dobëta shiu.

Në ditët e fundjavës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të thatë dhe me vransira të ndryshueshme. Rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.

Nga dita e diel dhe në fillim të javës së ardhshme, një ciklon nga Atlantiku do të depërtojë në jug të rajonit që pritet të sjellë reshje të dobëta shiu ditën e hënë, e nga verilindja do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore që do të zbresin lehtë temperaturat. Në vise malore mbi 2000m priten mundësi edhe për reshje bore.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ditëve të fundjavës priten përmirësime, për shkak të qarkullimit ajror që do të ndikojë që vlerat e AQI-së të zbresin në vlera mesatare dhe të kënaqshme.

23.11 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe mjegull në ultësira. Ditën pjesërisht vranët dhe me intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.
24.11 – Kryesisht vranët. Në mëngjes vende-vende mundësi për mjegull. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

25.11 – Më freskët, kryesisht vranët. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 2000m priten reshje bore.
26.11-27.11 – Ditën e martë, kryesisht me vransira. Të mërkurën, mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit, edhe më tutje mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 11C deri në 14C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz