BallinaLajmeLVV-ja dhe LDK-ja pajtohen që të mbyllet Agjencia Kosovare e Privatizimit

LVV-ja dhe LDK-ja pajtohen që të mbyllet Agjencia Kosovare e Privatizimit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Dy subjektet politike që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në kuadër të diskutimeve që kanë pasur gjatë ditëve të kaluara janë pajtuar që të mbyllet Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), raporton portali “Front Online”.

Në bazë të dakordimeve, kjo Agjenci në të ardhmen do të funksionoj në kuadër të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast vazhdimi i procesit të privatizimit do të jetë në kuadër të kompetencave të ekzekutivit, e jo të një Agjencie të pavarur që i ka raportuar Kuvendit.

Portali “Front Online” ka kontaktuar drejtuesit e këtyre dy subjekteve politike për ta konfirmuar nëse janë pajtuar për mbylljen e AKP-së, por ata nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, siç kanë thënë deri në përfundimin e negociatave që janë duke i zhvilluar për koalicionin e ri qeverisës.

Procesi i privatizimit është kritikuar vazhdimisht nga drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila ka dalë fituese e zgjedhjeve të fundit, me arsyetimin se nuk ka dhënë efekt në zhvillimin ekonomik të vendit, përderisa drejtuesit e saj kanë marrë paga të majme, deri në 5000 euro në muaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz