BallinaRegjionaleSkenderajDigjet BMW X6 në Skenderaj: Policia nuk di asgjë |Video

Digjet BMW X6 në Skenderaj: Policia nuk di asgjë |Video

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një veturë BMW X6 është kapluar nga zjarri mbrëmë në Skenderaj, shkruan Gazeta Metro.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar ka publikuar një video ku shihet një veturë BMW X6 duke u djegur.

Nuk dihen arsyet se çfarë e ka bërë që kjo veturë super luksoze të kaplohet nga zjarri. Vetëm është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në komunën e Skenderajt.

Metro ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin, rreth kësaj ngjarje, mirëpo ai ka thënë se Policia nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë.

BMW X6 është njëra ndër veturat më luksoze dhe më të dashura për shoferët, pasi përveç pamjes, luksit ajo ka edhe shpejtësinë. Çmimi i saj është mbi mesataren e veturave dhe dëmi që ka shkaktuar ky zjarr në këtë veturë, është mjaft i konsideruar. /metro/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz