BallinaRegjionaleDrenasIADK-ja përkrah 7 fermer të Komunës së Drenasit me motokultivatorë

IADK-ja përkrah 7 fermer të Komunës së Drenasit me motokultivatorë

Të ngjajshme

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Prokuroria Speciale ia konfiskon telefonin dhe laptopin Shkëlzen Gashi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin...

Ylli i Chelseat e pranon se nuk do të mund ta refuzonte Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, ka pranuar...

IADK në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike ka shpërndarë mekanizmin bujqësor për 7 fermer të Komunës së Drenasit të cilët kanë përfituar motokultivatorë të madhësive të ndryshme me frezë dhe kositëse.

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve, efikasitetin dhe zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë mjekësore dhe aromatike. IADK po ashtu do të ofrojë këshilla praktike, trajnime dhe vizita të ndryshme me qëllim që përfituesit të kenë mundësi pune dhe gjenerim të të ardhurave dhe zgjerimin e veprimtarive të tyre në sektorin për bimë mjekësore aromatike

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

Edhe Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë këtë vit ka planifikuar të ndaj 100 motokultivatorë për fermerët e Komunës së Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz