BallinaLajmeVuçiqi, Thaçit: Mogherini ka më së shumti dëshirë të puthet me ty…...

Vuçiqi, Thaçit: Mogherini ka më së shumti dëshirë të puthet me ty… mos u bëj sikur nuk e di serbishten

Të ngjajshme

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Brajani i pandalshëm pë ”Bajram”, shënon golin e dytë (VIDEO)

Brajan Gruda ka shënuar golin e dytë personal sonte. Futbollisti...

Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur...

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në bazë të video-pamjeve të publikuara nga presidenca malazeze gjatë takimit, shihet se liderët takojnë njëri-tjetrin duke u përshëndetur me shtrëngime duarsh.

Në këtë rast, presidenti Hashim Thaçi i shtrëngon dorën edhe kryetarit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, të cilin më parë gjatë një rasti e kishte injoruar. (minuta 0:43)

E në ndërkohë, teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiqi vazhdon: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”.

Pas kësaj deklarate të Vuçiqit, Thaçi dëgjohet tek qesh. (minuta 0:45)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz