Është plaçkitur në mëngjesin e sotëm një bankë në Drenas.
Drenica Press raportoi se bëhet fjalë për Teb Bankën. Policia e Kosovës që në orët e hershme të mëngjesit pat bllokuar rrugën ku gjendet kjo bankë dhe po merrej me rastin.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke. Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”, ka thënë Krasniqi.