back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDetaje nga aksidenti në Komoran, vdes 28 vjeçarja

Detaje nga aksidenti në Komoran, vdes 28 vjeçarja

Të ngjajshme

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas goditjes nga vetura në rrugën Komoran -Carralevë, kanë njoftuar nga policia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Rastin e kanë konfirmuar për Express nga policia e Kosovës, rajoni në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran  – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore”, thuhet në njoftim të policisë.

Viktima mësohet se është XH.A, 28-vjeçare, derisa policia ka njoftuar se ka arrestuar ngasësin e automjetit.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.  Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.  Ngasësi i automjetit Mercedes ,  B.Z , 53 vjeç,  mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.  Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, kanë njoftuar nga policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz