back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeBefason Lladrovci: Veseli duhet ta lë Kuvendin

Befason Lladrovci: Veseli duhet ta lë Kuvendin

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se vlerësimi i tyre dhe i punës në Drenas, ka qenë reflektim edhe në votat e fituara të PDK-së në këtë vend.

Në një prononcim për media, para fillimit të ceremonisë së shënimit ët 20-vjetorit të themelimit të PDK-së, meqë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen, Lladrovci thotë se ai tashmë duhet ta lë Kuvendin dhe të punojë për partinë.

“Z. Veseli ka treguar liderizëm, sepse vetëm pak orë nga përfundimi i zgjedhjeve ka pranuar humbjen dhe ka deklaruar se do të shkojë në opozitë dhe do t’i kontribuojë shtetit si opozitë.

Ndërsa unë i kisha propozuar Veselit që të mos vazhdojë si deputet në Parlamentin e Kosovës, po të kthehet në parti dhe të merret me organizimin e partisë.

Ai mendoj që do të ketë më shumë kohë të merret me organizimin të partisë, me ristrukturim të partisë dhe të ecim përpara”, tha ai.

Sa i përket koalicionit VV-LDK, ai tha se është mirë që të udhëhiqet shteti sa më mirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz