back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeKush janë grupet punuese të LVV-së dhe LDK-së që do të definojnë...

Kush janë grupet punuese të LVV-së dhe LDK-së që do të definojnë marrëveshjen për qeverinë e re?

Të ngjajshme

6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës hapen në fund të 2025-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në...

Edin Dzeko në histori të UEFA Conference League

39-vjeçar, por vazhdon duke shënuar gola në garat europiane. Edin...

Trump “selam” trafikantëve të drogës: Do ju vrasim!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se sulmet e SHBA-së...

107 minuta, 12 tituj / Scott Carson pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar, Scott Carson është pensionuar nga futbolli aktiv...

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vendosur të angazhojnë grupe punuese për definimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës që nga sot.

Por, as LVV e as LDK ende nuk ka përcaktuar emrat e zyrtarëve që do të marrin pjesë në negociata.

Nënkryetari i LVV-së Besnik Bisilimi, i kontaktuar nga “Gazeta Blic” tha se ende nuk është vendosur se kush do të jetë pjesë e grupit punues nga partia e tij, por megjithatë shtoi se gjasat janë që ai të jetë njeri prej anëtarëve të këtij grupi.

“Ende nuk është vendosur se kush do të jetë pjesë e grupit punues nga Vetëvendosje, por me gjasë do të jem unë, Glauk Konjufca dhe dikush tjetër”, tha Bislimi, për “Gazeta Blic”.

Në anën tjetër Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së u shpreh i pa informuar, përmes linjes telefonike lidhur me atë se kush është caktuar si anëtarë i grupit punues dhe kërkoi të kontaktohet sërish pas pak minutash, por në përpjeken e dytë të redaksisë ai nuk u tregua i qasshëm.

Ndryshe, krerët e dy partive Albin Kurti dhe Besnik Bislimi nga LVV dhe Isa Mustafa e Vjosa Osmani nga LDK, zhvilluan dje takimin e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, për të diskutuar për formimin e qeverisë, për çka treguan vullnet për bashkëpunim në këtë aspekt. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz