BallinaRegjionaleSkenderajNë Skenderaj edhe 6 familje do të bëhen me shtëpi të reja

Në Skenderaj edhe 6 familje do të bëhen me shtëpi të reja

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Në komunën e Skenderajt do të ndërtohen edhe gjashtë shtëpi të reja për familjet në nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, i cili ka thënë se kjo do të bëhet e mundur falë bashkëpunimit të mirë mes komunës që drejton ai dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

“Edhe 6 familje të tjera në komunën tonë, do të bëhem me shtëpi të reja. Familja e Rasim Gashit – Rezallë, Hasan Hajrizi – Abri, Bekim Ferizi – Mikushnicë, Bekim Selimi – Kopiliq i Poshtëm, Ajet Xhemajli – Kopiliq i Epërm, dhe Xhemë Xhokaj – Skenderaj, sot morën lajmin e mirë, se do t’u ndërtohen shtëpitë e reja, fal bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës sonë dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëfinancim të projektit tonë të përbashkët, që t’u bëjmë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira, ku për çdo shtëpi Komuna Skenderaj participon me shumën prej 5000€, ndërsa pjesën tjetër Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka thënë Jashari.

Kreu i Skenderajt Bekim Jashari ka falënderuar Kastratin për bashkëpunimin e tyre me të cilin po ua kthejnë buzëqeshjen familjeve nevojtare.

“Në emër të familjeve përfituese, gjithë qytetarëve tanë dhe Komunës, falënderoj hoxhë Halil Kastratin, për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nëpërmjet të cilit po u kthehet buzëqeshja familjeve nevojtare”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz