BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit paralajmëron gjoba për partitë dhe kandidatët për deputetë

Komuna e Drenasit paralajmëron gjoba për partitë dhe kandidatët për deputetë

Të ngjajshme

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Haradinaj përkujton heroin, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të dielën se kushtet...

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e...

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi për media ka ftuar partitë që të marrin leje për vendosjen e posterëve dhe billbordave në hapësirat publike të komunës së Drenas, transmeton Drenica Press.

Në njoftim thuhet:

Meqenëse jo zyrtarisht, jemi në kohë fushate (zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit 2019), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, kujdesit ndaj pronës publike dhe garantimit të pronës private, Komuna e Drenasit njofton të gjitha subjektet politike se nuk do të lejohet vendosja e posterëve, billbordëve duke përfshirë dhe shtyllat ndriçimit publik, nga subjektet politike, pa marrjen e lejes për vendosjen e tyre nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bazë të dispozitave të përcaktuara me Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Subjektet politike që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i largojnë të gjitha posterët dhe billbordët, në të kundërtën, do ta zbatohet Udhëzimi Administrativ për Gjobat Mandatore nga Drejtoria e Inspekcionit. /Drenica Press/

 

LEXO EDHE: Komuna e Drenasit përfiton grant mbi 170 mijë euro

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz