back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj - Përkujtohet martiri i kombit Leotrim Ahmeti, djali i heroit të...

Skenderaj – Përkujtohet martiri i kombit Leotrim Ahmeti, djali i heroit të atdheut Malush Ahmetit në 21 vjetorin e rënies

Të ngjajshme

FSK shtyn afatin për aplikim të komuniteteve joshumicë deri më 31 tetor

Në fund të muajit, Forca e Sigurisë së Kosovës...

Trump njofton rritje prej 10% të tarifave ndaj Kanadasë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se...

Moti për të dielën: Vranësira dhe reshje mesatare deri të forta

Instituti Hidrometeorologjik parashikon për të dielën mot kryesisht të...

Sonte pas mesnate ndryshon ora, akrepat kthehen 1 orë pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë...

Brentford mposht Liverpoolin, “Të Kuqtë” mbeten në krizë

Liverpooli pësoi humbje 3-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në...

Sot është kujtuar martiri i kombit, djali i heroit të atdheut Malush Ahmetit, Leotrim Ahmeti i rënë 21 vite më parë.

Atë e ka kujtuar vëllai i tij Bahriu i cili ka thënë se dora gjakatare Leotrimit 7 vjeçar ia ka shuar ëndrrat fëmijërore.

“Sot u bënë 21 vite pa ty vëlla i dashur ne mendjen dhe ne zemrat tona të kujtojmë çdoherë. Dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serb, shkrumbi e gjaku derdhej damarëve tokës tonë e shponin dhimbjen e çdo njërit shqiptar brenda e jashtë atdheut. Kujtesa historike është rifreskuar çdo herë me beteja, me trimëri bijave e bijve të këtij trualli ku lindin e rriten shqipet. Sot me 11 shtatorë vitit 1998 në agun e mëngjesit ra dëshmorë djali, vëllai jonë i dashur Leotrimi në moshën e njomë 7 vjeç dora gjakatare ia ndali buzëqeshjen… ia shuajti ëndrrat fëmijërore… nuk arriti ta gëzon bankën shkollore… ta mësonte alfabetin… ta shijonte jetën me plotë ëndrra të bukura… çfarë faji kishin fëmijët mallkuar qofshì dora gjakatare. Kalojnë ditët, javët, muajt, vitet, kalojnë shekuj por kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën historike. Mbetet prore e freskët dhe nuk tretet kurrë, çdo herë do i mbajmë në zemrat tona. Për gjithë kombin tonë dëshmoret janë lavdia e krenaria jonë, ndër vlerat më të çmuara, që nderohen nga të gjithë LAVDI janë lulëkuqet e kombit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz