BallinaLajmeDajë e nipa, si ndodhi vrasja për pronë (FOTO)

Dajë e nipa, si ndodhi vrasja për pronë (FOTO)

Të ngjajshme

Thaçi: Kosova drejt krizës së thellë politike, rrezikon zgjedhje të treta radhazi

Emrush Thaçi ka komentuar zhvillimet rreth seancës së jashtëzakonshme...

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të...

Me thika e mjete të forta ka ndodhur një përleshje sot në Lipjan, ku një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Indeksonline nga burimet ka mësuar se kjo përleshje ka ndodhur mes familjarëve, ku Fadil Krasniqi është personi që ka vdekur.

Prokurori Ilaz Beiqiri për Indeksonline ka thënëse lidhur me këtë rast janë ndaluar dy persona.

“Prokuroria ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona deri tani lidhur me rastin. Po ashtu, kemi lëshuar urdhëresë për autopsinë e trupit të ndjerit Fadil Krasniqi”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se dyshimet e para për përleshjen është se ka ndodhur për motive pronësore, përkatësisht mes familjarëve daj e nipa.

Beqiri ka shtuar tutje se ata kanë qenë komshinj dhe se vetëm një muri i ka ndarë.

Ndryshe, për motive të tilla pronësore, para dy dite, në Prishtinë, dy persona kanë vdekur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Indeksonline/

Foto në ballinë ilustruese

Personi i vrarë
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz