BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Si në kohërat e vështira, jam bashkë me juve Jakup, Bislim,...

Lladrovci: Si në kohërat e vështira, jam bashkë me juve Jakup, Bislim, Sokol!

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ftesat nga Specialja janë të padrejta.

Lladrovci ka thënë se lufta  ishte e drejtë dhe në pajtim me të gjitha normativat ndërkombëtare.

“Ashtu siç ishim bashkë në kohërat më të vështira, edhe sot, jam bashkë me juve dhe shqetësimin Tuaj, Jakup, Bislim, Sokol”, ka shkruar Lladrovci, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Ftesat për Jakupin, Bislimin dhe Sokolin, nga Gjyqi për të kaluarën tonë krenare, janë ftesa të padrejta.

Lufta jonë ishte e drejtë, në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare, prandaj janë edhe të padrejta.

Shpreh solidaritet të plotë me të ftuarit e këtij gjyqi, kundër ftesave të padrejta, duke qenë fuqishëm i bindur në pafajësinë e tyre.

Fitoren historike të UÇK-së nuk mund ta zbeh asnjë shpifje as armik i lirisë, çlirimit dhe pavarësisë tonë.

Ashtu siç ishim bashkë në kohërat më të vështira, edhe sot, jam bashkë me juve dhe shqetësimin Tuaj, Jakup, Bislim, Sokol!/Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz