

Mediat në Serbi nuk kanë të ndalur me propaganda. Kësaj radhe ata cak e kanë pasur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë orëve të pasdites së sotme, një rrahje ndodhi në stacionin policor, ku të lënduar mbetën dy persona, shkruan Indeksonline.
Njëri nga viktimat ishte E.H i lindur në vitin 2001. Sipas shkrimit të mediumit tendencioz serb ‘Kurir’, E.H është kushëriri i Ramush Haradinajt.

Burimet e Indeksonline brenda policisë konfirmojnë që viktima E.H nuk është i afërm i kryeministrit Haradinaj.
Disa media në Kosovë kanë rënë në lajthitje të propagandave të mediave të Beogradit.
‘Kurir’ njihet si medium anti-shqiptar dhe i përkrahëse e presidentit serb, Aleksander Vuçiq./Indeksonline/




