BallinaLajme82 mijë euro bursa për studentët e komunës së Skenderajt

82 mijë euro bursa për studentët e komunës së Skenderajt

Të ngjajshme

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje...

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

Sot zhvillohet derbi i madh kosovar, Gjilani-Drita

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje...

164 studentë të komunës së Skenderajt janë përzgjedhur nga një komision i komunës, për bursa studentore, të cilat i ndanë Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, shkruan DrenicaPress.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 82,000 euro, prej të cilave 50,000 euro janë ndarë nga buxheti i Komunës, kurse pjesa tjetër, përkatësisht 32,000 euro kanë participuar firmat që operojnë në komunën tonë.

Secili student do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 eurove.

Lidhur me këtë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se komuna që ai udhëheq do të angazhohet që të shpërblej studentët e dalluar.

“Përpjekjet tona nuk do të ndalen për studentë të dalluar të komunës sonë, që me anë të ndarjes së bursave në numër sa më të madh, të shpërblehen për rezultatet e mira të arritura gjatë studimeve”, ka thënë Jashari./Drenicapress.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz