Deputeti i AAL’së, Daut Haradinaj dhe deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka debatuar në kuvend lidhur me largimet e qytetarëve nga vendi.
Deputeti Daut Haradinaj i ka replikuar deputetit Avdyli, i cili ka kritikuar rëndë Qeverinë Haradinaj për investimet në asfalt.
Ai ka thënë se këto ditë po e kujtojmë rënien e Agim Ramadanit dhe kushdo që lë vendin, duhet ta kujtojë atë që la Zvicrën për Kosovën.
“Kushdo që ikë, duhet ta kujtojë Agim Ramadanin. Ai e ka lënë vendin e tij në Zvicër dhe është kthyer për ta mbrojtur vendin e vet. Ne e dimë që nuk është një qeveri e vetme shkaktar i krizës, ka shumë qeveri që janë fajtore për këtë. Nuk mundemi ne me akuzu vetveten kur, po më vjen keq tash për shembull Milaimi se shumë e çmoj e respektoj por keni kujdes kur fyeni”, ka thënë Haradinaj.