back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeBE-ja nuk merret me ministrin serb që i quajti terroristë shqiptarët por...

BE-ja nuk merret me ministrin serb që i quajti terroristë shqiptarët por kërkon pezullimin e taksës

Të ngjajshme

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Maja Kocijançiq zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini ka folur rreth taksës për mediet serbe.

Ajo është shprehur se taksa 100 për qind është në rrugë jo vetëm për dialogun, por edhe për rrugën evropiane të Kosovës.

Brukseli është i informuar për zgjedhjet në veri të Kosovës, tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, por përsëri ka bërë thirrje për vazhdim sa më të shpejtë të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si mënyra më e mirë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në rajon.

“BE, së bashku me shtetet anëtare dhe SHBA-të, po bën thirrje ndaj Qeverisë së Kosovës që të pezullohet menjëherë tarifa, në mënyrë që dialogu të vazhdojë”, tha Kocijançiq.

Kocijançiq duke folur për Tanjug ka folur për qëndrimin e BE-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës, duke shpjeguar se Bruksel është informuar për zgjedhjet e 19 majit dhe se BE është në kontakt me partnerët e vet në terren.

Me këtë rast, ajo ka theksuar domosdoshmërinë e një vazhdimi të shpejtë të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Rajoni ka nevojë për pajtim, normalizim të plotë dhe zgjidhje të çështjeve të hapura. Kjo është ajo që njerëzit atje kërkojnë dhe mbi atë se BE do të vazhdojnë punën në të gjitha nivelet”, tha Kocijançiq.

Duke folur për Tanjugun serb, në pyetjen se si mund të vazhdohet dialogu pa anulimin e taksës, Kocijançiq thekson se pezullimi i taksës është parakusht për vazhdimin e dialogut dhe diçka që kërkojnë vazhdimisht BE, shtetet anëtare dhe SHBA-të.

Ajo gjithashtu nuk ka komentuar për shkarkimin e djeshëm të ministrit tjetër të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, sepse siç tha ajo, është politikë e brendshme e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz