BallinaLajmeManaj reagon pasi u shkarkua nga Rama: Kush nuk ka raport të...

Manaj reagon pasi u shkarkua nga Rama: Kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të ketë me mua

Të ngjajshme

Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi

Finalja e madhe e “Play-off”-it të ProCredit Superligës do...

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Olta e fotografon vetën në këtë gjendje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të jetë më nënkryetar i Komunës së Prishtinës, që udhëhiqet nga Përparim Rama.

Ai ka thënë se në çdo detyrë të tij, ka dhënë angazhim maksimal në çdo përgjegjësi e vendim që ka ndikuar në zhvillimin e kryeqytetit, ndërsa ka shoprehur mirënjohje për LDK-në, strukturat e partisë në Prishtinë, kolegët e tij dhe bashkëpunëtorët në Komunë, kryetarin Abdixhiku dhe kryetarin Rama si dhe qytetarët e Prishtinës.

“Çdo angazhim, çdo vendim dhe çdo përballje që kam pasur direkt me qeverisjen qendrore, gjatë këtij mandati ka pasur një qëllim – mbrojtjen e interesit të qytetarëve të Prishtinës, besimi dhe mbështetja e të cilëve kanë qenë dhe mbetën forca që më shtynë përpara në çdo hap! Për të gjithë ata që më njohin, unë kam lidhje të veçantë me LDK. Andaj, është e natyrshme që kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të vazhdoj të ketë një raport të mirë as me mua si përfaqësues politik i saj. Po e përmbyll këtë kapitull me ndjenjën e përmbushjes për angazhimin e plotë dhe kontributin e dhënë për Kryeqytetin, tani në një dimension më të gjerë, një fazë të re për LDK-në dhe për Kosovën”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe cili është prioriteti i tij aktual.

“Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentës znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Gjatë javëve të fundit, kam qenë  i angazhuar në përbashkimin e madh të LDK-së, një proces që do ta rikthejë atë fuqishëm si forcë kryesore politike në vend. Kjo është e domosdoshme tani për tani! Të tjerat rregullohen me kohë!”, ka shtuar Manaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz