BallinaLajmeXhafer Tahiri konfirmon qëndrimin në krye të LDK-së së Vushtrrisë: Fitore bashkë...

Xhafer Tahiri konfirmon qëndrimin në krye të LDK-së së Vushtrrisë: Fitore bashkë me presidenten Vjosa Osmani

Të ngjajshme

Vëllai rrah vëllanë në Prishtinë, nuk e lejoi të voziste i dehur

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti...

Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin pas një mosmarrëveshjeje familjare

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas...

21 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë publike statistikat e përgjithshme...

Olta e fotografon vetën në këtë gjendje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Xhafer Tahiri ka konfirmuar qëndrimin në krye të degës së LDK-së në Vushtrri.

Ai ka thënë se kjo me qëllim fitoren në zgjedhjet  e 7 qershorit bashkë me presidenten Vjosa Osmani.

“Në respekt të plotë ndaj strukturave të Degës dhe vullnetit të anëtarësisë, kam vendosur të vazhdoj angazhimin tim në krye të Degës së LDK-së në Vushtrri, me një qëllim të vetëm: fitoren në zgjedhjet nacionale të 7 qershorit bashkë me Presidenten @vjosa.osmani  Dorëheqja ime nuk ka qenë ikje nga përgjegjësia, por reflektim. Ndërsa sot, ky vendim për të vazhduar është përgjigje ndaj një kërkese të qartë politike: unitet, mobilizim dhe rezultat”.

“E djathta e patriotët po bashkohen, sepse ndryshimi është i domosdoshëm e Vushtrria do të jetë pjesë e këtij ndryshimi. Unë besoj në bashkëpunim, në respekt institucional dhe në një qasje që e vendos interesin e përgjithshëm mbi çdo interes personal apo grupor. Koha e ndarjeve mori fund. Koha e fitores ka ardhur”, ka thënë Tahiri.

Xhafer Tahiri kishte bërë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në balotazhin për Vushtrrinë vitin e kaluar, ku LVV garonte kundër PDK-së.

Por, koalicioni nuk i ishte kumtuar kryesisë së LDK-së  e as kryetarit Lumir Abdixhiku. Më pas kishte dhënë dorëheqje.

Më 5 maj Lumir Abdixhiku deklaroi para gazetarëve se ka refuzuar dorëheqjen e Xhafer Tahirit. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz