BallinaLajmeEKSKLUZIVE: Vëllai i Donjeta Pajazitajt rrëfen se si pleqnarët i përzunë nga...

EKSKLUZIVE: Vëllai i Donjeta Pajazitajt rrëfen se si pleqnarët i përzunë nga fshati

Të ngjajshme

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Donjeta Pajazitaj u vra në vitin 2015 nga kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Pas dënimit me burg të përjetshëm që e mori Naser Pajazitaj, i dënuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i viktimës ka treguar se familja e tyre kanë pasur probleme me “pleqnarët e fshatit”.

Shkëlqimi ka rrëfyer ekskluzivisht për lajmi.net se çfarë u bëri presioni i “pleqnarëve të fshatit” që ata ta lëshojnë shtëpinë e tyre në Strellc të Deçanit.

Familja e Donjeta Pajazitajt edhe pse e mbytur në dhimbje nuk po gjen qetësi shpirtërore pasi disa persona të fshatit po i trokasin në derë vazhdimisht për t’ia mbajtur plagët e dhimbjeve të hapura.

Shkëlqim Pajazitaj tregon se familja e tij është larguar nga fshati Strellc, duke u zhvendosur në Pejë, për fajin e “pleqnarëve”, të cilët sipas tij, po kërkojnë besë në lidhje me rastin e vrasësit të motrës.

Vëllai i Donjetës thotë se asnjëherë nuk kanë synuar të hakmerren në familjen e Naser Pajazitaj për rastin që ka bërë, pasi tha se kjo punë i është lënë në dorë drejtësisë dhe ajo ka marrë vërdiktin e saj.

Familja e Donjetës, pas dënimit me burg të përjetshëm, janë shprehur të kënaqur me dënimin.

Mirëpo, familja e Donjetës asnjëherë nuk ka ngacmuar as me fjalën më të vogël familjarët e tjerë të vrasësit të vajzës së tyre, e Shkëlqimi thotë se ata nuk do t’i bënin keq kurrë fëmijëve të vegjël të tij.

Kujtojmë, se gjykata në gjykimin e parë Naserin e kishte shpallë të pafajshëm, por pasi u kthye rasti në rigjykim, Naseri u dënua me burg të përjetshëm.

Shkëlqimi iu kthye edhe një herë rrëfimit se si ndodhi e gjithë ngjarja tragjike e vrasjes së motrës së tij. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz