BallinaLajmeArrestohet personi që i bënte njerëzit veteran pa qenë Ushtarë të UÇK-së

Arrestohet personi që i bënte njerëzit veteran pa qenë Ushtarë të UÇK-së

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Me datë 06.02.2019, Policia ka pranuar një informatë lidhur me disa persona të cilët dyshohej se i kanë falsifikuar Çertifikatat e Statusit të Veteranit të UÇK-së, me arsyetimin se kanë qenë Ushtarë të UÇK-së.

Rasti është Iniciuar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (DHKEK) për dyshim të bazuar për Veprën Penale “Falsifikim i Dokumentit” dhe “Mashtrim”, lëndë e cila është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë.

Në lidhje me rastin me datë 14.03.2019 janë arrestuar tre persona, ndërsa në bazë të autorizimit ligjor është kërkuar që të zhvillohen veprime të mëtutjeshme hetimore.

Me datë 08.04.2019, pas hetimeve profesionale nga Policia e Kosovës është intervistuar një person i dyshuar me inicialet (L.D.) dhe me Aktvendim të Prokurorit i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë, për Veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” e sanksionuar nga Neni 398 dhe” Mashtrim” e sanksionuar nga Neni 335  i KPRKS-së.

Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprime hetimore në vazhdimësi, sepse ekziston dyshim i arsyeshëm se mund të ketë edhe persona tjerë të përfshirë në këtë rast.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz