back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaJetëTahirsylaj tregon se deri kur do të kemi mot me shi

Tahirsylaj tregon se deri kur do të kemi mot me shi

Të ngjajshme

Studimi: Ndërhyrjet estetike mund të shkaktojnë bllokim të enëve të gjakut

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet në fytyrë janë kthyer në...

Medon Berisha lëndohet pas 10 minutash, mund të jetë dëmtim serioz

Futbollisti Medon Berisha ka pësuar një lëndim të rëndë. Mesfushori...

Scholes me kritika të ashpëra për Ruben Amorim

Paul Scholes nuk ka kursyer fjalët për trajnerin e...

Bedri Hamza bën thirrje për reflektim dhe bashkim politik: Nuk kemi nevojë të polarizohemi

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza,...

Bashkëpunimi i Fakultetit Juridik me Akademinë prestigjioze të Nurembergut

Fakulteti Juridik i UP-së do të ketë një bashkëpunim...

Në javën e dytë të muajit prill, temperaturat janë të ulëta, si dhe po vazhdojnë reshjet e shiut. Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Gazetën Express se deri kur do të vazhdojë të mbretërojë mot i tillë

Tahirsylaj thotë se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e ultë të shtypjes barike dhe si rrjedhojë e kësaj,mot i tillë me reshje shiu do të vazhdojë deri në fund të javës.

Ai po ashtu tregon se në vendet me lartësi mbidetare prej 2 mijë metrash, të hënën ka pasur edhe reshje bore.

“Vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e fushës së ultë të shtypjes barike, për rrjedhojë moti do të jetë gjatë gjithë javës me reshje shiu. Në vendet me mbi 2 mijë meta në nivel të detit që nga dje ka edhe reshje bore të intensitetit të dobët. Këto reshje kanë një efekt të madh, sipas përllogaritjes janë deri diku 85 litra për metër katror. Ka kohë që nuk ka pasur reshje të intensitetit të tillë dhe do të plotësohen kushtet hidrike të tokës”, thotë Tahirsylaj.

Tahirsylaj thekson se intensiteti i reshjeve të shiut do të ndryshojë.

“Ky mot do të zgjasë deri në fund të javës, por nga mesi i javës intensiteti i reshjeve nuk do të jetë i njëjtë, pastaj përsëri do të ketë reshje.  Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes në shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekondë dhe kjo situatë është e pranueshme si për florën njëkohësisht edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz