back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKy do të jetë moti për sot, gjatë javës edhe reshje bore...

Ky do të jetë moti për sot, gjatë javës edhe reshje bore në disa vende

Të ngjajshme

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...
- Advertisement -

Dita e sotme do të mbetet me kushte të njëjta meteorologjike, por nga e marta e tutje do të ketë fuqizim të masave ajrore me origjinë nga verilindja dhe veriperëndimi.

Përveç diellit, motin do ta karakterizojnë edhe vranësirat e dendura dhe të paqëndrueshme, ku vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu, kurse në perëndim në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta bore, por që sasia e përgjithshme e reshjeve nuk parashihet të jetë e lartë.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-21gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, por të martën do të pësojë rënie edhe nën vlerat e normales.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz