back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme74-vjeçari nga Gjilani vdes në një motel

74-vjeçari nga Gjilani vdes në një motel

Të ngjajshme

Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në...

PS mbledh grupin parlamentar, ja si ndahen deputetët në komisione

Pas formimit të qeverisë Rama 4, Partia Socialiste mbajti...

Sara i bën kërkesën interesante Bardhit

Sara Gjordeni ka ndarë së fundmi një moment interesant...

Një 74 vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit. Ngjarja ka ndodhur të premten që e lamë pas. Sipas të dhënave që posedon gazeta Express, personi, viti i lindjes (1945), derisa po qëndronte në një dhomë të motelit me një grua, ishte alivanosur. Kjo e fundit kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me autoambulancën dhe ekipet tjera kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë.

për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës,

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.  Rasti është duke u hetuar./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz