back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeAlarmon Albin Kurti: Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika,...

Alarmon Albin Kurti: Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika!

Të ngjajshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vënë sërish që qendër të kritikave  presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kurti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shkruar se, i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar dhe po thotë se u bë aksham.

“Opsione për Kosovën, sa të duash. Me 13 pika, me 16, me 17, me 22 pika! Sepse i ashtuquajturi president i Kosovës e ka vënë shtetin tonë në pazar dhe po thotë se u bë aksham”, ka shkruar Kurti.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Thaçi po dëshiron që Kosovën ose ta falë ose ta shes pjesë-pjesë.

“Kosovën don ta çmontojë dhe ta falë ose shesë pjesë-pjesë: dikujt Trepçën, tjetërkujt Ujmanin, me përqindje KEK-un, Mitrovicën ta bëjë Bërçko, kishat e manastiret ortodokse Hilandar, dhe, statuse speciale gjithandej diku 35 e diku 99 vjet. Çka i bie kjo, si Bosnja, si Palestina apo si Hong Kongu? Paj, të trija këto. Ama në fund të dialogut na vjen njohja, thotë edhe qeveria porsi ai – pra, do të njihet ajo që mbetet nga Kosova, ndërkohë që e kanë pranuar mosnjohjen e Serbisë. Këta njerëz edhe pavarësinë ta varin”, përfundon shkrimin e tij Kurti.

Ndryshe, këto kritika i pari i VV-së i ka hedhur pas raportimeve lidhur me ndryshimin e kufijve Kosovë- Serbi për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz