BallinaLajmeBedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Bedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Të ngjajshme

E furnizoi me ketaminë Perry-n, dënohet me dy vjet burgim Fleming

“I sigurova ketaminë Matthew Perry-t sepse doja paratë dhe...

Hamiti: Kosovën e ka katandisur Qeveria e Vetëvendosjes, jo opozita

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije...

Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron mbi 58 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit...

Gjini për dialogun: Është kurth të lidhim çdogjë me Serbinë, pavarësisht a na njeh apo jo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë...

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A., në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është z. Bedri Istrefi.

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re Bedri Istrefi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz