BallinaRegjionaleKjo është gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit nga Skenderaj që u godit dje...

Kjo është gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit nga Skenderaj që u godit dje nga treni

Të ngjajshme

Skuadra arabe nis negociatat me lojtarin e Chelseat

Skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës pritet...

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Treni ka shkelur dje një 20-vjeçar që kishte ardhur të aplikonte për punë në FSK. I.H. u godit nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, edhe pas operacionit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndodhet në mjekim intensiv.

Shpend Fazliu nga zyra për informim në QKU tha se pas operacionit ai është dërguar në mjekim intensiv.

“Është operuar mbrëmë në emergjencë nga ekipi i neurokirurgëve kujdestarë. Pas operacionit është transferuar në mjekimin intensiv qendror”, tha Fazliu për Express.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha dje policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz