BallinaLajmeDy vetura përfshihen në aksident në Pejë, lëndohet një person

Dy vetura përfshihen në aksident në Pejë, lëndohet një person

Të ngjajshme

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 09:25 në rrugën “Konferenca e Bujanit”, ku sipas policisë janë përfshirë dy automjete.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz