BallinaLajmeShtëpia e Bardhë për takimin Trump-Xi, thotë se palët u dakorduan që...

Shtëpia e Bardhë për takimin Trump-Xi, thotë se palët u dakorduan që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore, s’e përmend Tajvanin

Të ngjajshme

Kurti shkon në Mitrovicë, viziton kryetarin Faton Peci

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren...

Skuadra arabe nis negociatat me lojtarin e Chelseat

Skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës pritet...

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë për takimin e presidentit amerikan Donald Trump me presidentin kinez Xi Jinping, duke e përshkruar atë si “takim të mirë”.

“Të dyja palët diskutuan mënyra për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona, përfshirë zgjerimin e qasjes në treg për bizneset amerikane në Kinë dhe rritjen e investimeve kineze në industritë tona. Drejtues të shumë prej kompanive më të mëdha të Shteteve të Bashkuara morën pjesë në një pjesë të takimit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet i hapur për të mbështetur rrjedhën e lirë të energjisë.

“Presidenti Xi gjithashtu e bëri të qartë kundërshtimin e Kinës ndaj militarizimit të ngushticës dhe çdo përpjekjeje për të vendosur tarifë për përdorimin e saj, si dhe shprehu interes për të blerë më shumë naftë amerikane për të zvogëluar varësinë e Kinës nga kjo ngushticë në të ardhmen”.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë tha se “të dy vendet ranë dakord se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore”.

Në komunikatë gjithashtu u tha se Trump dhe Xi ‘theksuan nevojën për të ndërtuar mbi përparimin në ndalimin e rrjedhës së pararendësve të fentanylit drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për të rritur blerjet kineze të produkteve bujqësore amerikane”.

Megjithatë, çështja e Tajvanit nuk u përmend në këtë komunikatë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz