BallinaSportMavraj rikthehet në Gjermani dhe vishet kuq e zi, firmos me Ingolstadt...

Mavraj rikthehet në Gjermani dhe vishet kuq e zi, firmos me Ingolstadt deri në 2020

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Mërgim Mavraj është prezantuar tek Ingolshtad. Kapiteni i Kombëtares ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020 me skuadrën e vendit të fundit të Bundesligës së dytë gjermane. Drejtuesit i thurin elozhe ndërsa vetë Mavraj është i lumtur që vishet kuq e zi.

Mërgim Mavraj është edhe zyrtarisht futbollisti i Ingolstadt në Bundesligën e dytë gjermane. Kapiteni i Kombëtares është rikthyer në futbollin gjerman dhe është prezantuar tek Ingolstadt pasi ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020 pra një kontratë për një vit e gjysëm. Ingolstadt mban vendin e fundit në Bundesliga 2 dhe si objektiv ka mbijetesën. Për këtë drejtuesit e skuadrës gjermane kanë besim se Mavraj do japë kontributin e tij duke thënë:”

“Mavraj është një fitues, luftëtar i jashtëzakonshëm dhe njohës i mirë i futbollit gjerman. Ai do na ndihmojë shumë për të qëndruar në Bundesligën 2”. Ngjyrat e skuadrës së Ingolstadt janë kuq e zi dhe mbrojtësi 32 vjeçar që u largua nga Aris i Selanikut ka postuar një foto në facebook duke shkruar: “ngjyrat magjike” ku duket shumë i lumtur.

Ndërkaq Mavraj për faqen e klubit ka thënë:” Në karrierën time kam përjetuar moment të vështira dhe dua të sjell përvojën time për të dalë nga kjo situatë”. Mavraj karrierën e ka zhvilluar ën futbollin gjerman me disa skuadra si Furth, Bochum, Këln dhe së fundmi Hamburg duke luajtur 158 ndeshje në Bundësligën e parë gjermane dhe 86 takime në Bundesliga 2.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz