back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajme​Milaim Zeka tregon pse i ka prishur raportet me Bilall Sherifin

​Milaim Zeka tregon pse i ka prishur raportet me Bilall Sherifin

Të ngjajshme

Përparim Rama nesër do ta nderojë Dafina Zeqirin me një mirënjohje të çmuar

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të presë nesër...

Zjarre, vërshime, aksidente: AME-ja me mijëra intervenime gjatë vitit 2025

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka shënuar një vit...

Si e arsyetoi Gjykata Supreme në Hagë vendimin që Kadri Veseli të mos lirohet me kusht?

Me dhjetëra, mos qindra, kanë qenë kërkesat për lirim...

Aksident në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, lëndohen dy zyrtarë policorë

Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës...
- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për prishjen e raporteve mes tij dhe shefit të deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi.

Ai ka thënë në televizionin T7 se me Sherifin nuk ka kurrfarë komunikimi që katër muaj.

- Advertisement -

Zeka ka thënë se Sherifi e ka fyer atë, por nuk ka treguar detaje të tjera. “Më ka fyer”, është shprehur ai. “S’e lejoj as atë, as askënd tjetër të më fyejë dy herë”, ka shtuar Zeka.

“Komunikoj me pesë deputetë të tjerë shumë mirë. Komunikoj me kryetarin e partisë (Fatmir Limaj) shumë mirë”, ka thënë Zeka.

Ai ka akuzuar Sherifin se e ka shtyrë kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, që të deklarohet kundër Zekës.

Krasniqi kishte kërkuar falje ditë më parë që kishte lejuar Zekën të kandidonte për deputet nga radhët e Nismës.

“Kështu jeton Bilalli, me intriga”, ka thënë Zeka. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz