Djali ka rrahur nënën e tij dje rreth mesditës në qytetin e Ferizajt.
Pas dhunës së ushtruar ndaj të ëmës i dyshuari është arrestuar, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.
I dyshuari/djali i saj, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

