BallinaLajmeEdhe 4 vota për ta rrëzuar Qeverinë

Edhe 4 vota për ta rrëzuar Qeverinë

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Partitë opozitare në çdo prononcim për media janë deklaruar se janë gati të japin votat për ta rrëzuar Qeverinë e Haradinajt, mirëpo duket se nuk i kanë numrat.

Ka qenë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ajo që ka konfirmuar se opozita po ‘çalon’ në sigurimin e votave për ta votuar ndonjë mocion eventual për rrëzim të Qeverisë, shkruan gazetametro.net.

“Në këtë drejtim ne konsiderojmë se duhet të kemi qasje serioze dhe të kemi 61 votat. Votat e Vetëvendosjes, 19 prej tyre janë të gjitha, ato i kemi të gatshme. Vetëm duhet të sigurohemi që i kemi edhe 4 apo 5 sa na duhen”, ka thënë Haxhiu sot në Kuvend.

Mirëpo, partitë e tjera opozitare nuk kanë folur me numra akoma. Ata janë shprehur gati për ta rrëzuar Qeverinë, por asnjë nga opozitarët nuk e ka dhënë nënshkrimin për të nisur procedurat.

Sidoqoftë, partitë opozitare kanë mjaft deputetë, por jo mjaftueshëm për mocion mosbesimi. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 23 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 19, Partia Socialdemokrate 12 si dhe 3 të pavarura, që nënkupton se janë 57 vota opozitare.

Sipas ligjit, për t’u votuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë nevojitet një shumicë e thjeshtë parlamentare prej 61 deputetësh, që nënkupton se opozita duhet të kërkojë edhe 4 deputetë të gatshëm për ta rrëzuar Qeverinë.

Ndryshe, Qeveria Haradinaj ishte krijuar me numra minimal, mirëpo ka arritur të mbijetojë nga mungesa e votave të opozitës për të inicuar ndonjë mocion për rrëzim të Qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz