BallinaRegjionaleMitrovicëAgim Bahtiri kërcënohet me vdekje

Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se në adresën elektronike të Komunës, ka arritur një letër kërcënuese drejtuar kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri.

Në letrën e shkruar në gjuhën angleze, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje për shkak të angazhimit dhe insistimit të tij të vazhdueshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Kërcënuesit kërkojnë nga kryetari Bahtiri që të mos ndërmarrë asnjë veprim për hapjen e kësaj ure, edhe pse projekti i BE-së për rivitalizimin e saj ka përfunduar në tërësi.

Për rastin e kërcënimit të kryetarit Bahtiri është njoftuar policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, të cilat janë duke u marrë me këtë çështje.

Kryetari Bahtiri njofton qytetarët e Komunës dhe opinionin e gjerë, se kërcënimet e këtilla dhe asgjë tjetër, nuk mund të ndalin në asnjë mënyrë angazhimin dhe përkushtimin e tij për paqe, tolerancë dhe për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë, që nënkupton edhe hapjen sa më të shpejt të urës kryesore mbi lumin Ibër për lëvizje e qarkullim të lirë të njerëzve dhe automjeteve në të dyja drejtimet të qytetit.

Po ashtu, kryetari Bahtiri kërkon nga qytetarët që të mos dekurajohen nga ky veprim qyqar i individëve apo grupeve kriminale që nuk duan përmirësim të gjendjes në qytetin e Mitrovicës e as përmirësim të raporteve ndëretnike e të bashkëpunimit midis qytetarëve të të dyja komunave.

“Unë kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, që të jenë të qetë e të përkushtuar për të çuar përpara proceset e stabilizimit të plotë të situatës politike e të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik në qytetin e Mitrovicës”, thotë kryetari Bahtiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz