BallinaLajmeA u larguan pjesëtarët serb nga FSK ?

A u larguan pjesëtarët serb nga FSK ?

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...
Në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës nuk është pranuar asnjë kërkesë për largim nga FSK-ja nga asnjë pjesëtarë.
Gjatë ditës së sotme në media u raportua se disa pjesëtarë të komunitetit serbë janë larguar nga FSK-ja.

Mirëpo, për lajmi.net zëdhënësi i MFSK-së, Ali Uka, ka thënë se deri në këto momente nuk është bërë asnjë kërkesë zyrtare dhe nuk është raportuar se ka pasur largim të ndonjë pjesëtari të FSK-së.

“Në takimin e rregullt të mëngjesit nuk ka pasur asnjë raportim, nuk ka pasur shqetësim të tillë. Zyrtarisht nuk kemi një kërkesë të tillë. Askush nuk ka raportuar për një gjë të tillë as ministri, as komandanti sepse, këto kërkesa janë shumë shqetësuese për neve, mirëpo zyrtarisht nuk kemi pasur asnjë kërkesë të tillë dhe nuk është raportuar për këtë në takimin e mëngjesit”, ka deklaruar Uka për lajmi.net.

Kujtojmë se këtë vit nga FSK-ja ka pasur largime të vazhdueshme të pjesëtarëve të komunitetit serbë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz