back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeVonesa e aprovimit të projektligjit, i lë kullat e Jasharajve në gjendje...

Vonesa e aprovimit të projektligjit, i lë kullat e Jasharajve në gjendje të rëndë (Video)

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Drejtori i Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj thotë se mosmiratimi në seancën e djeshme të Kuvendit, i projektligjit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz e rëndon edhe më shumë gjendjen e objekteve në këtë kompleks.

Gjendja e objekteve në kompleksin memorial “Adem Jashari” është e rëndë, dhe duhet intervenim imediat në konservimin dhe restaurimin e tyre.

Kështu deklaron, drejtori i Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.

“Me kalimin e kohës këto objekte që deri tani kanë shpëtuar pa u rrënuar, ka mundësi që çdo moment të rrëzohen dhe pastaj duhet të improvizohet diçka, kur tash i kemi të gatshme”, tha për RTV Dukagjinin Bislim Zogaj.

Ai mos kalimin e projektligjit për këtë memorial në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, e sheh si rrezik të shkatërrimit të këtyre objekteve.

“Kjo vonesë e aprovimit të këtij ligji, mendoj që do të jetë një hendikep shumë i madh për ta bërë këtë kompleks ashtu siç e meriton, prandaj deputetët duhet të jenë më vigjilent dhe më të arsyeshëm dhe të tejkalojmë inatet apo interesat partiake”, deklaroi më tej Zogaj.

Projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari”, nuk kaloi gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës për mungesë votash.

Lista serbe nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa kanë munguar deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ky projektligj është thënë disa herë se është shumë i vonuar marrë parasysh gjendjen e keqe në kompleksin Memorial.

Ligji parasheh të ndahen 6 milion euro për konservimin dhe restaurimin e të gjitha objekteve të këtij kompleksi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz